Vdes një femër në Gjakovë, pasi u dogj brenda një shtëpize

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Shishman i Bokës në Gjakovë, ku një femër ka vdekur si pasojë e zjarrit dhe ngulfatjes nga tymi.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion