E dhimbshme, ndahet nga jeta gjimnazistja nga Obiliqi

Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq, ka njoftuar për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se Magbulja ishte nxënëse shumë e dashur.

“Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj. Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet në njoftim.