Dukagjinit do t’i paguajë futbollistët edhe në kohë të koronavirusit

Klubi i Dukagjinit do ti paguaj futbollistët edhe në këtë muaj kur të gjithë janë në krizë për shkak të përhapjes së pandemisë botërore të quajtur koronavirus.

Futbollistët e klubi nga Klina nuk do të mbesin pa paga në këtë kohë shumë të vështirë për të gjithë.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit të Dukagjinit, Fabian Veseli.

Veseli ka thënë se si klub do të bëjnë të pamundurën që deri në javën tjetër të paguhen të gjithë futbollistët.

“Do të bëjmë të pamundurën që futbollistët të paguhen edhe në këtë kohë krize. Ata kanë nevojë me shumë se kurrë për pagat e tyre pavarësisht që situata është mjaftë e vështirësuar”, tha Veseli.

“Besoj se deri në javën tjetër do ti kryejmë të gjitha pagesat që i kemi obligim ndaj futbollistëve tonë”, përfundoj Fabian Veseli

SHARE