Besa Fondation’ nga Gjermania shpërndau miell në Kline

‘Besa Fondation’ nga Gjermania shpërndau 10 mijë kilogram miell në Kosovë

Diaspora shqiptare asnjëherë nuk rreshti së ndihmuari vendin e vet edhe në kohët më të vështira të saj. Kjo shprehi tashmë është kthyer në traditë.

Kjo po vazhdon edhe në ditët e sotme kur gjithë bota, përfshirë Kosovën e rajonin, janë mbyllur dhe po bëjnë luftë kundër koronavirusit i njohur edhe si Covid-19. “BesaFoundation” me seli në Gjermani nuk e mban vetëm emrin e tillë, por vërtet e ka mbajtur besën prejse është hapur në vitin 2010.

Anton Krasniqi me bashkëpunëtorë në Kosovë, si Veton Seferi dhe FerizLuma, organizuan shpërndarjen e 10 mijë kilogramëve miell për njerëzit në nevojë në kohën e pandemisë botërore Covid 19, si ndihmë e vogël.  Miell u shpërnda në familjet në nevojë, për policët, mjekët dhe për punonjësit e pastrimit “Ambientit” si dhe në institucione fetare.

Qytetarët nga Klina, Peja, Gjilani dhe Skenderaj kanë qenë përfitues të kësaj ndihme të ardhur nga diaspora. “Besa Foundation” është shoqatë e mbi 70 afaristëve shqiptarë në Bavari të Gjermanisë, me kryetar Anton Krasniqin.

“Besa Foundation” i falënderon ndërmarrësit që çdo muaj kontribuojnë në shoqatën që mund të realizohen projekte të tilla