Dukagjini pret Ferizajn në “18 Qershori”, tifozët thirrje për mbështetje

Skuadra e KF Dukagjini rikthehet nesër në fushë, ku në kuadër të javës së katërt të AlbiMall Superligës do të përballet me FC Ferizajn.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 15:00, sipas orarit të ri të përcaktuar nga federata.

Përmes një njoftimi, klubi ka bërë thirrje për përkrahjen e tifozëve, duke theksuar rëndësinë e mbushjes së shkallëve të stadiumit me energji dhe entuziazëm në mbështetje të ekipit.