Dukagjini mposhtet në Rijekë, eliminohet nga Conference League

Skuadra e Dukagjini nuk arriti ta sigurojë fazën tjetër të UEFA Conference League.

Ekipi nga Klina u mposht nga Rijeka me rezultat të thellë 6:1.

Të vetmin gol për kosovarët e realizoi Iljasa Zylfiu.

Derisa për kroatët: Pasalic, Ivanoviq hat-trick, Goda dhe Djouahra.

Kështu Dukagjini eliminohet nga UECL.

Rezultati i përgjithshëm nga dyja takimet është 7:1, në favor të Rijekës.