Arrestohet hajni në Pejë, vodhi një palë patika dhe një çantë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në Pejë.

Personi i arrestuar dyshohet se në dy raste të ndara ka vjedhur një palë patika “Puma”, në vlerë prej 78 euro si dhe të njëjtën ditë ai kishte vjedhur dhe një çantë krahu, në të cilën gjendeshin 100 euro si dhe pasaporta dhe leternjoftimi.

Personi i arrestuar është R.B i lindur me 1984, i cili pas intervistimit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Njoftimi i policisë:

Me datën 24.05.2023, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se me datё 22.05.2023 rreth orёs 22:30, ka vërejtur se iu janё vjedhur njё palё mbathje (Puma), me vlerё shtatёdhjetё e tetё (78) euro, dhe përmes video incizimeve vërehet personi i dyshuar.

Me datën e njëjtë, nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur edhe njё viktimё e cila deklaron se nga po i njëjti person i dyshuar iu ёshtё vjedhur çanta e krahut sё bashku me njëqind (100) euro, pasaporta dhe letërnjoftimi.

Policia menjëherë ka marrё masat e duhura dhe pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kemi arritur ta identifikojmë dhe arrestojmë tё dyshuarin:

R.B i lindur me 1984

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.