Gjakova nderon mjekun hero që vdiq duke shpëtuar të tjerët (VIDEO)

Në Gjakovë u nderua mjeku Mentor Salihi i cili vdiq nga lëndimet që mori në aksidentin e ndodhur një javë më parë.

Kolegët dhe familjarët e përshkruan si profesionist të përkushtuar ndaj punës, ndërkaq axha i 25 vjeçarit tregoi edhe për planet që i bënte i ndjeri për dasmën e vet.

Edhe kryetari  i Gjakovës, Ardian Gjini, shkoi për ngushëllime të familja Salihi.

Mjeku Mentor Salihi ishte viktima e dytë e aksidentit mes veturës Golf dhe autoambulancës, të cilën po e drejtonte Skofiar Gjini që u varros para gjashtë ditësh. Edhe familja e këtij të fundit ishte për ngushëllime te familja Salihi.

Sipas mjekëve në QKUK gjendje të rënduar ka edhe një i lënduar tjetër që është 18 vjeçar.