Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enver Xhota nga fshati Dritan i komunës së Drenasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i OVL së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari përmes një postimi në Facebook.

“Ikja e papritur e Enverit nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shokët.” ka shkruar Hajdari.

Ndërsa, një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Xhota ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.