Klina Info do t’i padis ata që krijuan faqe duke keqpërdorur emrin e portalit tonë

Klina Info si faqja dhe portali i vetëm në Klinë, por dhe më tej, si i tillë që ka krijuar besimin e qytetarëve me lajme të vërteta dhe të shpejta, shprehë shqetësimin ndaj personave që duan të përfitojnë me qëllime të ulëta duke përdorur dhe u thirrur në emër të portalit tonë.

Në rrjetin social Facebook dikush ka hapur një faqe kinse është Klina Info madje duke publikuar lajme pa bazë, çka se edhe mediat tjera kanë rënë pre e këtij mashtrimi.

Në emër të Klina Info kërkojmë falje, po ashtu zotohemi se personat që kanë krijuar faqe të rrejshme me emër sikurse tonin, do t’i padisim dhe do të ballafaqohen me drejtësinë.

Lusim qytetarët dhe mediat, që mos të bien pre e këtyre mashtrimeve, por të vazhdojnë ta lexojnë dhe t’i besojnë vetëm fjalës dhe lajmit të vërtetë të Klina Info.