Policia jep detaje për therjen me thikë mes dy kosovarëve në Shëngjin

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kune të Shëngjinit, ku janë përfshirë dy kosovarë, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Siç raportojnë mediat, viktima është Selim Bllaca nga Kosova, i cili ka mbetur i plagosur nga H.B, 66-vjeçar po ashtu nga Kosova, i cili tashmë është arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.