Dr. Haxhi Ibishi, Agron Bacaj dhe Luigj Ademi me përkrahje të gjerë në terren

Kandidatët për deputet nga Klina në listën e AAK – së, Dr. Haxhi Ibishi me numrin 22, Agron Bacaj me numrin 30 dhe Luigj Ademi me numrin 37, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatrave Sferkë, Volljakë, Dush dhe Qupevë, ku kanë prezantuar vizionin dhe angazhimin e tyre për përfaqësim të denjë dhe adresimin e nevojave të qytetarëve.

Në këto takime ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili shprehu mbështetjen e plotë dhe rëndësinë e bashkimit rreth projekteve zhvillimore.

Takimet me qytetarë po vazhdojnë në frymë pozitive, duke reflektuar rritjen e besimit dhe përkrahjes në terren.