Pas përfundimit të konkursit publik Dr. Fahri Hasani është zgjedhur Drejtor Ekzekutiv me mandat të plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Ai ka ushtruar këtë detyrë si ushtrues detyre që nga data 1 maj 2025 e deri më tani, ndërsa nga tani do të vazhdojë udhëheqjen e institucionit si Drejtor Ekzekutiv i zgjedhur me konkursin publik.
Dr. Fahri Hasani është Mjek Specialist Pulmolog që për disa vite me radhë ishte edhe Shef i Repartit të Pulmologjisë.
Ai sjellë me vete një përvojë të gjërë klinike dhe menaxheriale, dhe ai do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e Spitalit, Institucionet, Donatorët dhe gjithë Komunitetin.