Këta janë kandidatët më të votuar nga LDK në Istog

Fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Kosovë tashmë dihet.

Por, ende nuk janë bërë publike se kush ka arritur të siguroj votat e nevojshme për t’u bërë deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Indeksonline ka arritur të siguroj se nga sa vota kanë marr kandidatët e LDK-së në komunën e Istogut.

Tre kandidatët më të votuar të LDK-së në Istog janë Shkëmb Manaj, Ilir Ferati dhe Besart Dreshaj.

Manaj ka marr 2819 vota, Ferati 2908, kurse Dreshaj 2131. Ndërsa Lumir Abdixhiku ka 576 vota në këtë komunë.

Kurse 10-shi i LDK-së, Driton Serlmanaj ka arritur të marr vetëm 98 vota në këtë komunë.

Kandidati me numër 100, Sylë Hoxha ka arritur të marr vetëm 41 vota në komunën e Istogut.

Violetë Osaj me numër 81 ka arritur të marr 858 vota, duke qenë ndër kandidatët më të votuar të LDK-së në komunën e Istogut