Disa familje në Klinë kërkojnë mobile shtëpiake, pasi janë dëmtuar nga vërshimet

Vendi ynë para pak ditësh si pasojë e motit të ligë u vërshua nga uji, ku pati edhe përmbytje.

Klina, ishte një nga komunat më të prekura.

Shumë familje e biznese kanë pësuar dëme të mëdha.

Disa familje në Klinë janë adresuar te Klina.info për të kërkuar ndihmë, pasi mobilet e tyre u dëmtuan.

Ata porositin qytetarët se kushdo që ka mobile i mirëpresin ato.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, ky është kontakti 049 228 158