Pejë: Vdes punëtori pasi ra nga shtylla elektrike

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike derisa ishte duke punuar në fshatin Lëvoshë të Pejës.

Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Rreth orë 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Lëvoshë të Pejës, gjersa ka qenë duke punuar ka rënë nga një shtyllë elektrike”, është shprehur Gashi,

Ai tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa policia është në vend të ngjarjes.