Detaje se si u rrah gruaja në Malishevë nga tre të dyshuar që i kishin borxh

Një grua në Malishevë ka raportuar në polici se është rrahur nga tre persona të dyshuar, për të cilët ajo pretendon se i kanë borxh.

Nystret Xhurkaj, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com duke thënë se rasti është paraqitur në polici sot rreth orës 13:00.“Rreth orës 13:05 në Stacionin Policor në Malishevë është paraqitur viktima e lartcekur e cila ka raportuar një rast lëndimi trupor.

Viktima shihej se kishte lëndime trupore në fytyrë dhe menjëherë nga patrulla policore është dërguar në QKMF në Malishevë”, ka thënë Xhurkaj.Ai tutje ka bërë të ditur se pas tretmanit mjekësor, gruaja është liruar, ndërsa në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.

“Rastit i janë përgjigjur njësitet policore ku kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar tre persona që ishin të përfshirë në rast. Pas marrjes së dëshmive dhe deklaratave ku deri te incidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pretendimeve që të dyshuarit i kishin viktimës një borxh”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas Xhurkajt lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari i rastit ndalohet për 48 orë.

SHARE