174 pacientë të infektuar me COVID-19 të shtrirë në spitale, 14 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 174 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, 14 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Nga SHSKUK kanë thënë se po vazhdon të ulet numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 3 tetor, në trajtim janë 174 pacientë , 128 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 40 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë