Shkruan: Lekë Mrijaj
Për figurën e ndritur të të Lumit At’ Luigj Palaj kam shkruar, reflektuar dhe medituar në disa raste, duke u mbështetur gjithmonë në dëshmi historike të vërtetuara dhe të dokumentuara nëpërmjet kërkimeve të imëta studimore. Ai si një françeskan mbi të gjitha mbetet një ndër figurat më emblematike të martirizimit françeskan shqiptar, një dëshmitar i palëkundur i fesë dhe një patriot i flaktë, që nuk kurseu as jetën për vlerat e larta të lirisë dhe së vërtetës. Kësaj here sjell për lexuesin një version tjetër deshmie, pra, një Botim të Françeskanve të Shkodrës, botim i para disa javeve, që ndriçon edhe më shumë rrethanat e martirizimit të tij.
Autobiografia At Marjanit përfshinë një periudhë të madhe kohore, 1885-1967, kujtimet e fëminisë, rrugëtimin në Kolegjin Françeskan, përfundimin e studimeve në Austri, shugurimin si meshtar, e mandej veprimtarinë baritore e atdhetare. Njëkohësisht në këtë libër me titull “AUTOBIOGRAFI” bëhët fjalë edhe për dëshminë e At Marjan Prelajt, O.F.M., e përfshirë në librin e tij, në faqe 140… apo në nënkapitullin XXXIII me renditje të brendshme nr. 109. Kjo dëshmi, e dhënë me një ndjeshmëri të thellë shpirtërore dhe një ndriçim të qartë historik, hedh edhe një dritë mbi rrethanat tragjike, por të lavdishme, në të cilat u flijua At’ Luigj Palaj nga pushteti sllavortodokës malazez.
Ftoj studiuesit dhe lexuesit e kujdesshëm që ta lexojë këtë dëshmi jo vetëm si një tekst historik, por si një amanet moral, si një thirrje për të mos harruar të kaluarën tonë të përgjakshme e të lavdishme, dhe për të çmuar jetën dhe veprën e klerikëve të Kishës Katolike shqiptare që sakrifikuan gjithçka për Fe dhe Atdhe.
Dëshmia e At Marjan Prelajt është një gur i çmuar në mozaikun e historisë sonë të përndjekjeve, por edhe të qëndresës së patundur të Kishës Katolike Shqiptare. Martirizimi i At’ Luigj Palajt nuk është vetëm një tragjedi, por një dritë që vazhdon të ndriçojë ndërgjegjen tonë kombëtare dhe fetare. Ai është një nga ata shërbestarë të përjetshëm të Zotit dhe të Kombit, që me jetën dhe me vdekjen e tyre dëshmojnë se e vërteta dhe liria nuk vdesin kurrë.
Deshmia mbi martirizimin e të Lumit – At’ Luigj Palaj në Janosh të Gjakovës fillon nga renditja e brëndshme, pra, ng numri: 109) Biografi: At’ Luigj Sopaj leu në Janjevë, në rrethin e Shkupit, me 14/IV/1878. I ri iu largue vendit të vet e erdh në Troshan, Zadrimë, ku hini në probandatin françeskan si kandidat. Prej kndej, mbas dy vjetësh gatimi, kje çue n’Itale me fillue novicjatin në dt.23/IX/1896; ndej aty për 7 vjet, me krye kndimet filozofis e të teologjis; me 20/IV/1903 u ba meshtar. Sherbej së parir, si famullitar, në Baz, 1905-1907, n’arkidioezën e Durrësit, prej kndej kje çue president e rektor i Shejtnores së Shna Ndout në Gakovë 1907-1912. Nderket kohë kje grabitë prej Idriz Jahës, nga Smprica, turk i patenzonë, e majtë 10 javë në shpij të malsorvet si në burg, tue i dhanë me hanger bukë e lang djathit e tue e vu me fjetë më brinë tokë. Këto ndolli në vjetin 1911. Pastaj u shenjue administrator në hospicin e Shna Ndout në Gllogjan, ku kje xanë e martirizue.
Rënditja numër 110) Marterizimi i tij: Kah marimi i Frorit xunë fill salvimet e malazezvet mbi shqyptarët e shkretë, tue qitë si motivacjon se keni armë të msheta. Vendasit e Gllogjanit, të cilët nëpër dorë të famullitarit, A.L.Sopaj ia kishin dorëzue krejt armët e veta qeveris, tue pa, se me gjith këta, prap se prap kerkojshin armë, shkuen te famullitari e i luten: qi të në komandë, e aty të bate dishmi: se Gllogjani nuk kishte ma armë me dotëxue. A.Luigji, pa vonesë, çohet e shkonnë katund t’aferm, të thirrun Abllanicë, për me u marrë vesht me kapidanin e atyne rretheve, por mbasi nuk e gjet aty, lutjen ia siellë do zyrtarvet tjerë e niset me kthye nga shpija në Gllogjan. Rrugës i bajnë me dijtë, se 4 ushtarë malazez ishin tue kerkue, prandej A.Luigji, tue drashtë, qi ata mos të kishin ndoj mende të keqe kundra personës së tij, – perse n’atë kohë e nder ato ditë gjithsecili ushtar mujte me kenë urti me i a majtë kah Peja, ku ishin kruetaret e qeverise jo me kthye në Gllogjan, sikurse bani.; shkoj në Pejë e bujti atë natë në hospicin Françeskan e n’e nesre, si i kaluen pak dyshimet, u kthye në famullin e vet, në Gllogjan. Me 3 Marc, me disa orë natë, i kallxojnë: sese ishte kah e kerkote nji pilic e prandej, për arsye të kohvet të turbullueme, e këshillojmë me me u largue, por ajë, tue dijyë vedin të pa faj, së lujti kambë prej shpijet, ndej e priti policin aty, e cili e njofton: se asht i thirrun në komandë të Pejës. e, n’e nesre nade, bashkë me policin nisen per Pejë. Kah A.Sopaj ishte kaluer mrrijti ma perpara në qytet, e syn hospicin Françeskan, më sa polici, ardhë ma vonë, e gjenë Atin në hospic, e, prej andej, e percjellë në zyre, kukje kje ndrye atë natë në burg e majtë mbrendë deri n’e nesre.
Si zbardhi dita e nisin për Gjakovë, e këtu edhe e burgosin për dy ditë të tjera, tue e maririzue per me i u pergjegjë, se dojshin ata trillimeve të tyne; per ma teper, shum herë edhe kje rrahë shputash e shkopijsh. Mbas këtyne torturavet Mbasi kaluen këto ditë i dhane rrugë, me e çue rishtas në Pejë, bashke me 52 të burgosun tjerë, të lidhun krah për krah. Në Gjakovë i kishin pasë hjekë tabaren e çismet, kështuqi të tanë atë rrugë iu desht me e ba zbathun. Dia, qi e kan pa tue shkue, kallxojnë se hecte rrshanas e se ushtarët shkojshin tue e ngacmue e yue shtye për dhuni me tunë të peticavet.
A pse diku të patenzonët kishin pasë urdhen më e mytë rrugës, apor i këputun e i fikun prej së lodhunit, ujet e mundimeve të bajtuna, së kishte ma fuqi me vijue udhen, a, pëee arsyena tjera, puna, -si thonë-ndolli kështu, qi në Janosh, katund 3 orë larg Gjakovet, mbas të rrahunash së pashpirtshme, pa mujtë me hecë ma, aty në rrugë i zdeshin zhgunin, e e vrasim, tue ra 2 pushkë në krye e 3 në shtat, e lanë trupin e tij medis të llomit, qi ma vonë kje qitë ne nji ograjë të Memet Ndout, 25 metra jashta rruge, e në orën 15 e varrojnë në medis të rrugës., qi drejton kah Peja.
Rënditja numër 111) Lajmi i gazetës në “ NeueFrei presse”, 20/III/1913: Me 20/III/1913 “ Neue Freipresse”, fletore, ndonesë masone e fryti i Hebrejve t’Austris, ia kallxote botës marë ket lajm të pervajshem me këto fjalë: “ Në të shtaten ditë të Marcit;;; shum vetë, burra gra e fëmij, nder të cilët françeskani, A.Luigj Sopaj-Paliq, kjene lidhë me litar, tue iu thanë: se shërjt kishin për t’i gjukue me dekë, po mos iu paraqitë këtyne nji çetë ushtarësh të gatshem me u lshue më ta, bertiti: “ Avuutë dorë me të shpejtë, qi doni me ndjekë besimin tonë, i cili asht i vetmi e i verteti, a këta ushtarë, luftarët e Tenzot, jau flakruene me ças shëirent tuej për jetë në fund të ferrit.
Ata të shkrtët, të lidhun e të ngushtuem nga friga, e nenshkruenëe nji leter në te colen ishte e shkrueme dishimia e besimit të Focit. Ne e mbram i erdh rendi edhz A.Luigjit, por ky, tue qindrue trimnisht, së ju nenshtrue kurrsesi ati urdhnit të dhunueshem, as së vuni dorë. Me burrni të ndershme u diftoj atyne zotnive të randë, se s’e kishte kerkund menden me e lanë fen e vet të shejtnueshme. Nji vaj i dhimshem ja nisi me jehue nëpër ajr prej atyne, qi ishin tue e pa fillim e mbarim atë dekë të pergjakshme, qi ndolli, porsa Frati e muhoj doren e vet: punë këjo, qi së ishte mendue kur se kish’mujtë m’u pertri n’Europë të shekullit XX. Për nji qi popi i dha shejin, ushtarët u lëshuen si të terbuem mbi françeskanin e shkretë, ia hoqen me turr zhgunin shejt e filluen me e rrahë pa fe dhimet me tuna të armvet. A.Luigji, i thyem brish e irnue prej varrësh, u rrxue për tokë, e lanë kështu nji grimë të marrë frymë, rishtas e përveten: Po tash, mos tjeter, a thue ke me ndigiue? Por ai, qi me zi merrte frymë, tue e lejtë letas kryet e pergjakun iu pergjegjë qetshisht” “ Jo, unë nuk e la Fen teme, s’i dhunoj kushtet e mira! “ Ushtarët ahere u lëshuen edhe nji herë më te e e rrahne, deri qi nji nder ta ia pershkoj gjoksin me bajonetë të peticës, e kështu dha shpirt e maroj, ky martir i lumnueshem. Mbas dy ditës, për urdhen të qeveris malazeze, pre do të krishtenvet kje shti në dhe, shi n’atë vend, ku kishin lanë dekun.
Rënditja numër 112) L’Osservatore Romano, Sabato, 22 Marzo, 1913: Mbi ket martirizim flet edhe gazeta L’Osservatore Romano, ku pershkruen vujtjet e martirizimi i A.L.Sopaj. Thohet: se 30 vetë, burra, gra e fëmij, e me ta edhe A.Luigj Sopaj, të lidhun me konopë prej malazazvet e të grishun: a me dalë jashta fejet katolike ose me e lanë kryet aty. Nji pop u ban shej me gisht ushtarvet, qi të eeishin gati me petica, e u tha të burgosunve të shkretë: O ju sod po veni dorë në shkrim, se keni hi në besimin tonë, jose këto ushtarë kan per të jau derdhë truet në tokë. Të lidhunut arbotë vunë dorë, ku ishte shkrue mohimi nga feja katolike e të himit në besim të ortodoksvet. Së mbramit erdhi rendi edhe i A.Luigjit; ky kje i vetmi, qi pat zemer me diftue me pagje e madhni: se fen e vet së kishte për t’a mohue kurr për jetë të jetës. Tri herë e pëvetne por A.L.Sopa nuk u tund me ba apostazi. Popi u ban shej, e malalazezët turren në Fratin: ia shkyen petkun e fillojnë me i ra me shula të peticavet. A.Luigji u rrxue, e kje thye brish e eshtnash.
Popi i urdhnon malazezët m’u ndalë, e siellë kah i plagosuni i thotë: Po tash a po mohon katoliçizmin? Martiri, pa u tremë aspak i pergjegjë: Kurr: në fe, qi jam pagzue, në ket fe do të des, s’i bi mohit kushteve të mija. Pa qindresen e tij të patundshme, ushtarët i rane me shula të peticavet, deri sa n’e mbram nji malazias e derptoj me singim e në ketë mndyrë A.Luigj Solaj duel këso jetet. ( Zani i Shna Ndout, V.1917, N.III, f.44, f 60.- Hylli i Dritës, V.1913.- Elçija, V.1913, N.VII, f. 110)
Rënditja numër 1130 Të bajtunt e trupit t’ A.Luigj Sopaj, 1913: A.Klement Miraj, famullitari i Pejës, si e ndieu deken e mndershme të vëllaut të vet, u çue e shkoj në Janosh, për me marrë vesht shkakun e të mytunit të tij e me xjarrë lejen, qi t’a lejoshin nemose me e çue trupin e tij nder vorre të bekueme. Kryetari i qeveris, Z.Plamenaz-i i pergjegji: se Frati asht kenë mytë pa faj, e, për punë të lejes, me e bajtë trupin e tij, ia dha, por me gjojë, por së desht kurrsesi me i a dhanë me shkrim, e, për ket arsye A.Klementi, tue drashtë prap ndoj trathti tjeter, s’u zotnue me i hi të bajtunit të truëit.
Gjindej në ketë kohë famullitar në Zymb A.Pashko Prelaj, i cili shkon në Prizrend e nzitë argjipeshkvin e Shkupit, Imz. Lazer Mieden me kerkue reparim e nderë trupit A.Luigj Sopaj. Ky punoj me energji pranë konsuladës së Austris në Prizrend, kështuqi çeshtja e vrasjes së A.L.Sopaj u muer në kinsideracjon pranë Ministris së Austris në Vjenë, e cila lypi kondita e reparacjon, si ma poshtë.
Më 29 të Marcit , 1913, erdhë nji komisjon nga Austria në Gjakovë, i cili lypte arsye e gjegjë Malit të Zi, për ket vrasje të bame. Qeveria e Malit të Zi, qysh perpara se me u kriue ky komosjon, kishte pasë kohë e ishte perfatue me formue nji gygjë të trilluem, me dishmitarë t’anës së vet, të cilët, dotë delshin me dishmue në rrenë: se Frati kishte këshillue katundarët e atyne rrethevet mos me o dorëzue armët, tue e forcue ket deshmi me hikë. Dishmitarët e vertetë, qi mujshin me dishmue vrasjen, si kishte ndollë, së guxojshin me dalë ballafaqe, perse, tue u gjetun këta në tokë të pushtueme, me sundim mizuer, e të turitun me kercnime të ndeshkimesh, nuk mujshin me çilë gojë. Dihet me siguri prej personash të deja për betim, qi kishin pa, e qi nuk mund të vehen në dyshim: se padie e dishmia e bame nga personat e qituna në gjygjë prej Malit të Zi asht e bazueme në rrena e në shpifje, e se dishmitarët të qitun në gjygjë as s’e kishin pa ndopak Fratin atë ditë, e qi S.Luigji, jo veç nuk asht matë me hikë kur ev çojshin në Pejë, por edhe me pas dashtë, nuk kishte mujtë kurrsesi, pse i lidhun e njikaq i lodhun e i kputun në trup prej vujtjesh së burgut, të rrahunash e mundi të rrugës ba kambë. Dishmuasat jashta gjygjit pohojshin gjithnduersh : dy nder të lidhun n’atë çetë, bashkë me Fratin kan dishmue: se ai së mujte me ba ma gjurmë, e se per ket arsye ushtarët e patenzonë shkojshin tue e rrahë rrugës, si bajshin edhe me tjerë. Kush dishmon: se sa mrrijti në vend, ku do të mytej, u rrxue e ra në dy gjuj, i lamun në djersë, e, porsa e zgiedhen prek shokut, me të cilin kje lidhë, u kje dhanë urdhen udhtarvet me u lëshue në të, e Ati, tue i dhanë vedit u çue në kambë e nisë me ba dy gjurma, porse mbas nji momentit u rrxue rishtas, e ahere ushtarët qesin në të e e lanë dekun. Nji burrë i ndershem e i urtë kallxon: se ket e paska qitë rasa me kalue n’atë ças për bri vendit ku dojshin me e mytë, pau Fratin të shtrim për tokë e ushtarët kah po e zdeshëshin erpara se me e mytë.
Ndoshta ma vonë ka me ardhë dita në të cilen e verteta ka me dalë në shesh, veçse sod për sod askush së guxon me thanë nji fjalë të vetme në krahinen e Gjakovës e të Pejës për pafajsin e në të dalun zot të Fratit. Këto kjene, si duket, edhe arsyet për të cilat Imz. L.Mieda Kryeipeshkv i Shkupit, edhe pse i lutun shum heresh, nuk ndigioj me marrë pjesë në komison të çilun, për mos me dashtë me vu dorë në nji gjygjë, të cilin e dijte mirëfillit i themeluem në rrena e trillime. Veç qeveria e Austro-Ungeris, porsi mprojse e katolikvet të Shqypnis, u diftue mprojse e fuqishme, tue e nguishtue qeverin malazeze, qi këjo të bate në publik nji akt shperblimi për delikt të kryem me mytjen e A.Luigj Sopaj. Kanditat e shperblimit për reparim, të lypuna nga Austria Malit të Zi kjene këto: a) Pikë së perit: qi trupi i tij t’u barte ngadhyeshem në famulli të Zymbit; b) qi t’u vete në vend, ku e kishin mytë, nji kryq i hijshem në perkujtim të vorrimiot të tij; c) qi t’u ndertote në famulli të tij të Gllogjanit nji kishë, për me perligjëme ketë në ndoj farë mndyret dhuenen e bame katolikvet të kësajë famullie; ç) u lyp konditë e fundit qi në kohen qi do të kryehish këto çeremoni do të gjindej pranë e do të merrte pjesë zyrtarisht edhe perfaqesuesi i qeveris së Malit të Zi.
Për të bajtunit e truput u shenjue dita 16 Korrik, 1913. Me 15 të ktij mueji, Imz. L.Mieda e nis prej Prizrendit bashkë me Z.Viçe-Konsullen e Austris e t’Italis për Gjakovë, e në të njajten ditë mrrijtë prej Cetinet sekretari i legacjonit t’Austris, Konti Kolovak. N’e nesre, me 16, u nisen, por pa zbardhë drita, 3 meshtarë te vorri, për me xjerrë trupin, e mbyllë në dy arkë,, nji në xinkje e tjetra drrasash, kufomë e stolisun e e zbukurume. Lajmi i kesaj ndollje u perhap së vedit si vetima nëpër rrethe, kështuqi atë ditë lëshoj në Janosh nji populli pa farë për me marrë pjesë në çerimonin e të bajtunit. Në kohen e shenjueme, katolikët e qytetit të Gjakovës, bashkë me fëmij të shkollës, të primun prej krygjes shejte e me flamorë, u nisen me i dalë perpara meshtarvet, qi po bishin trupin e bekuem të martirit, tue pritë kufomen jashta qytetit, e, mbas tyne shifej Argjipeshkvi me zyrtarin e qeveris malazeze të Pejës, Z.Spasojevic e të Gjakovës, me Viçe-Koncull, Z.Konti Kolovrak, të cilët të gjith ishin të veshun me petka uniforme zyrtare të vendit të vet. Si mrrijti trupi, ku ishin tue e pritë, populli, meshtarë, fëmijt e shkollës, të gjith kah dy, kah dy u vune në rresht e u suellen pët të gjatë të qyetit tue këndue Psalmea e kangë fetare me za të naltë; e kaq kje e madhe ajo ditë lumnije, sa deri myslimanët u gëzojshin tue vu gjetë n’atë triumf feje, i cili së ishte kenë pa kurr parandej në Gjakovë. Proçesjoni u dretue kah kisha e Shna Ndout, ku Misjonari Martir kishte sherbye parandej aty në Gjakovë. Për shkak të shumicës së popullit kisha nuk mund të xete popullsin, prandej trupi i martirit kje ulë në medis t’oborrit për me u thanë uratët e salikimit, mandej kje shti në kishë mbrendë e lanë aty deri n’e nesre.
Porsa duel drita, të tanë gjith ajë popull e zyrtarë u nisen me të njajten lumni për me percjellë trupin e Fratit deri në Zymb..Mrrijtë në Zymb, Imz.L.Miedia tha meshen pontifikale de Requiem, e mbas, si perpar, vijuen udhen deri qi e percollen atë trup të bekuem të kisha e Shna Prendes, Bytyç, ku kje vorrue.
Për të vuemt të gurit të parë të kishës së Gllogjanit, qi do të ngrehej, u da dita e Sh’Françeskut, 4 Teruer, 1913, e kje lanë për n’e nesre bekimi i kryqit për pomendore në Janosh, në vend ku ishte mytë. Për shkak të motit të lig u deshtë me e dhtye nji ditë të vuemt e gurit të parë, e kështu me 5/X Imz. Miedia me Z.Sanzin, sekretarin e korcullades t’Austris e me Z.Schneller, Major i Legacjonit t’Austris në Cetinë, i shenjuem me marrë pjesë në ket çerimoni, këto erdhen në Gllogjan. Popull i madh kishte rra dhe me ket rasë, por funkcjonet nuk u kryen për shkakt ë mungesës të perfaqesuesit të Malit të Zi, të Z.Spajovic-it, i cili do të paraqitte qeverin e vet, Malin e Zi. Ky, për nji gabim të vullndetshem- me kast- e shtyni ardhjen dhy ditë tjera, herë tue qitë shkakun e gabimit të rrugës, herë tue çue në kambë të vet nji zyrtar ushtrie, veç si me ba bisht e mos me u gjetë në çerimoni. Së mbrami, pa se Argjipeshkvi e Konsolati e doshin domosdo, qi të merrte pjesë ai vetë, kje ngushtue me ardhë në Gllogjan, i rrethuem prej shum ushtarësh, të marrun për roje me vedi, qi kje dita e 7 e Tetorit.
Në ketë ditë, shkue në vend ku do të ngrehej kisha, e, ndersa kriste gjithnji topi i malit të zi kundra reakcjonarvet shqyptarë, Imz.Miedia bekoj solemnisht gurin e parë të themelit, mbas zakonit e uratavet të shenjueme nga rituali kishtar për ket rasë. N’e nesre, n’orën 8 u nisen të gjith si kjene për Janosh, ku te vorri i Martirit, Imz.L.Miedia, bekoj e nguli kryq të madh, të punuem me mieshtri, tue kenë pranë mkambsi i qeveris malazeze e tre zyrtarë ushtarakë të Serbis, më shum xhendarë; U th a Mesha e n’e mbram Imz. Miedia bani nji predk të shkurtë, por të bukur permbi jeten e Martirit, A.Luigj Sopaj. ( Njoftime nha A.Pashko Prelaj mbi të bajtunit e trupit të A.L.Sopaj: 3 Relazione di P.Pasquale Prelaj del trasporto della salma del P.Marire. P.Luigi Sopaj, ( Paliq), 8/XI/191”;- Hylli i Dritës, V.1913,V.I.N.I, f.79).