Daut Haradinaj ndalohet në Vjenë, shkak fletarrestimi i lëshuar nga Serbia

Torturat dhe maltretimet ndaj familjes Haradinaj nuk kanë të ndalur.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ai është kapur nga policia në Vjenë ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.

Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30. /Klina info