Caktohen datat e afatit të dytë të provimit të maturës shtetërore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit të dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës më datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më 7 shtator.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet në katër lëndë, tri obligative dhe një lëndë me zgjedhje.