Brahim Bajra ndihmon me të holla 10 familje të veteranëve të UÇK-së për Festën e Bajramit

Afaristi Brahim Bajra nga fshati Panorc i Malishevës ka bërë një gjest shumë human dhe për t’u duartrokitur,shkruan Klina.info

Ai sot ka ndarë të holla për 10 familje të veteranëve të luftës së UÇK-së.
Këto mjete financiare Bajra i ka dhuruar për Festën e Bajramit.
I njëjti është takuar me kryetarin e OVL-UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu dhe me Hajdin Balaj, kryetar i degës së OVL UÇK-së në Klinë, që së bashku ta bëjnë shpërndarjen e të hollave, në këto dy komuna./Klina.info/

SHARE