Bejtullahu gjykon sfidën e barazhit ndërmjet Trepçë ‘89 dhe Dukagjinit 28 Maj, 

Mervan Bejtullahu do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e barazhit ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit,

Gjyqtari më i mirë në vend do të shoqërohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa.

Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtar i katërt.

Sfida ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit do të zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.