Osmani paralajmëron Trepçën ’89 për ndeshjen e barazhit

Dukagjini luan nesër ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që synojnë epitetin e Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini erdhi deri tek kjo ndeshje pasi javën e kaluar e mposhti Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë.

Sulmuesi i kësaj skuadre, Labinot Osmani u shpreh për GazetaBlic Sport se kjo ndeshje është një finale që duhet fituar.

“Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për arritjen e objektivit kryesor dmth inkuadrimin ne Superligë. Është ndeshje finale e sezonit që ne do të mundohemi maksimalisht të përgatitemi për këtë sfidë. Nëse analizojmë kampionatin edhe garën e Kupës po besoj që nesër është ndeshja më e rëndësishme e vitit, duke e patur parasysh se është një lojë për inkuadrim ne Superligë ose të vazhdojmë edhe 1 vit tjetër në garat e Ligës së Parë. Shpresoj që në fund do të jemi ne ata qe do t’i gëzohemi inkuadrimit në Superligë“, tha fillimisht Osmani për GazetaBlic Sport.

Festa e Labit Osmanit duke e realizuar golin e dytë në duel ndaj Flamurtarit (2-1)

Më pas ai tha se pret një ndeshje me anagazhim të madh nga dy skuadrat dhe se do të japin atomin e fundit për inkuadrim në Superligë.

“Pres që dy ekipet të luajnë lojë të vëmëndshme dhe të disiplinuar. Pres angazhim të pashoq dhe luftë deri në momentin e përfundimit të ndeshjes. Ne do të japim atomin e fundit për inkuadrimin në Superligë, por të shohim qa do të na sjell ndeshja e nesërme“, përfundoi Osmani.