Banorët e tri fshatrave në Klinë protestuan kundër devijimit të rrugës, bllokuan magjistralën Pejë – Prishtinë

Ashtu siç edhe u paralajmërua, në orën 16:30 banorët e fshatit Stapanicë, Gllarevë dhe Ujmirë mbajtën protestën për ta kundërshtuar rrugën e re që pritet të shtrohet e që sipas tyre do t’u sjellë dëme e humbje.

Klina.info ka qenë gjatë kohës së protestës live, po ashtu sjellë edhe pamje të reja ku shihen një numër i madh protestuesish.

Të njëjtit mbajnë dhe pankarta në duar ku shkruhet “Jo devijimit të rrugës”, “Qytetarët duan jetë”, etj.

Kështu ata bllokuan magjistralën Pejë – Prishtinë, dhe thanë se protesta të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim./Klina.info

https://www.youtube.com/live/iMcD_M2_bHs?feature=share