OLIMPIADA 24 MBARËKOMBËTARE E MATEMATIKËS PO MBAHET NË KLIN

Klina është nikoqire e garës mbarëkombëtare të matematikës.

Në Olimpiadën 24 po marrin pjesë nxënës të klasave 7, 8 dhe 9 nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan AktivPress.

Olimpiada 24 Mbarëkombëtare e Matematikës u hap sot në orën 9 në mjedist e shkollës profesionale “Fehmi Agani” në Klinë.

Siç njofton nëpërmjet një postimi në Facebook, Suzana Gjergji, zyrtare në DKA në Klinë, në garë po marrin pjesë afro 150 nxënēs.

/