E bëri për spital duke e goditur me karikatorin e pistoletës në Pejë, i dyshuari ndodhet në arrati

Një person është godtur nga i dyshuari mashkull me karikatorin e pistoletës në një pompë të derivateve në Vitomericë të Pejës.

Viktima ka pranuar treman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Vitomericë, Pejë 15.09.2020 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një pompë të derivateve, është sulmuar dhe goditur me kondakët të pistoletës nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar