Caktohet rimeçi, Whyte kërkon hakmarrje për rrahjen brutale kundër Povetkin

Dillian Whyte do të përballet me Alexander Povetkin në një rimeç më 21 nëntor dhe do të kërkojë ta fitojë të drejtën për të pasur mundësi të luftojë për titullin e botës në kategorinë e rëndë.

Boksieri britanik Whyte po e mbizotëronte rusin Povetkin në meçin e 22 gushtit, por u nokautua brutalisht nga një e majtë e egër e rusit,

Kjo disfatë i kushtoi 32-vjeçarit me humbjen e mundësisë për të luftuar për titullin e botës në fillim të vitit 2021, por një klauzolë për rimeç në kontratën mes dy boksierëve do t’ia mundësojë atij edhe një luftë kundër rusit 41-vjeçar.

Promotori Eddie Hearn thotë se Whyte duhet ta fitojë patjetër këtë luftë.

Whyte u rikthye menjëherë në kampin e vet stërvitor në Portugali pas humbjes në pesë runde, e cila e prodhoi njërin prej nokautëve më spektakolare në historinë e vonshme të boksit.