Deputeti i Suedisë i përgjigjet thirrjes së Albin Kurtit, i çon para Kosovës (Foto)

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobson, si duket jo veç që ka dëgjuar por edhe i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Kjo kur ky i fundit bëri thirrje që diaspora ta ndihmoj financiarisht Kosovën për të menaxhuar situatën me koronavirusin e ri,

Jacobsson, i ka dërguar Kosovës 200 euro si ndihmë personale.

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ilir Kërçeli e ka falënderuar për ndihmën.

“Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Z. Magnus Jacobson ka dhuruar 200 euro për të ndihmuar Kosovën në kohë pandemie! Faleminderit për kontributin Z. Magnus Jacobsson”, ka shkruar Kërçeli.