Ballkani, Drita e Dukagjini luajnë sot në kualifikimet e Conference League

Skuadrat kosovar vazhdojnë sonte rrugëtimin e tyre në garat evropiane. Ballkani, Drita dhe Dukagjini luajnë sonte në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Skuadra e Dritës luan në Prishtinë ndaj Viktoria Plzen me fillim nga ora 20:00. Ekipi i Vavalis barazoi në Çeki me rezultatin 0-0, teksa sonte do kualifikimin e madh – me ç’rast kanë edhe një mbështetje të fuqishme nga tifozët, ku priten mbi 10 mijë në “Fadil Vokrri”

Ballkani dhe Larne ballafaqohen në Belfast nga ora 20:30, me kampionët e Kosovës që kanë fituar 3-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë. Lojtarët e Dajës kanë synimin që të fitojnë dhe kalojnë tutje pa pengesa.

Dukagjini i Klinës ballafaqohet me ekipin kroat, Rijeka nga ora 20:15. Në duelin e parë në Prishtinë, Rijeka fitoi 0-1 dhe sonte llogaritet favorit për të kaluar tutje, megjithatë Dukagjini do tentojë mrekullinë