Arrestohet një person, dyshohet se e kishte një thes me dinamit

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.

I arrestuari dyshohet se po groposte një thes në të cilin dyshohet se kishte dinamit.

“29.02.2024 – 18:00. Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dal në vendin e ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.