Hajnat thyejnë një shtëpi në Gjurgjevik të Madh, vjedhin ari e para

Vjedhjet vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.
Mbrëmjen e së enjtes një shtëpi është thyer në fshatin Gjurgjevik i Madh i Klinës.

Klina.info mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 ndërsa dyshohet që është vjedhur një sasi e konsiderueshme ari, në vlerë 5000 euro dhe gjithashtu 3000 euro kesh.

Policia dhe njësitet hetimore po merren me rastin, deri më tash nuk ka të dyshuar./Klina.info