Jashanica dhe Gllareva në mbështetje të PDK-së, e duan Esat Raci për kryetar

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci ka vizituar sot banorët e fshatit Jashanicë e Gllarevë.

Në këto takime u pa një entuziasëm dhe shpresë tek PDK.

Ky është njoftimi degês së PDK në Klinë:

Në Jashanicë e Gllarevë pashë entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Klinës për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë komunë, ku gjithçka ka stagnuar prej kohës kur nuk ka qeverisur PDK.

Mbështetja për Esat Racin dhe PDK-në do të thotë perspektivë e zhvillim për Klinën.

Më 17 tetor qytetarët e Klinës, të bashkuar e pa dallime partiake, do të votojnë për ndryshimin e madh, i cili i kthehet Klinës me Partinë Demokratike dhe kryetarin Esat Raci.