Çmimi i naftës rritet si pasojë e sulmeve në anijet transportuese

Dy naftëmbajtëse janë sulmuar në Gjirin e Omanit, dhe kjo ka ndikuar në rritjen e menjëherëshëm të çmimit të naftës në treg.

Çmimi i një fuçie naftë në SHBA u rrit 1,14 dollarë ose 2.2%, për të arritur në 52,28 dollarë, ndërsa në Londër, një fuçi e naftë e papërpunuar, paguhet 1,34 dollarë, ose 2.2%, për të arritur në vlerën e 61,31 dollarë, njofton ATSH.

Për deri sa agjencia zyrtare iraniane, IRNA kishte njoftuar më herët se anija cistern“Front Altair” ishte fundosur, një gjë të tillë e përgënjeshtroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Frontline”, pronare e anijes Robert Hvide Macleod, sipas tij as një anije nuk është fundosur dhe 23 përsonat që ndodhëshin në bord janë gjallë dhe të sigurt edhe për kundër shpërthimeve që ndodhën sot në Detin e Omanit

Naftëmbajtësja, ishte e ngarkuar me 111 000 tonë naftë.