Arrestohet i mituri në një lokal në Klinë, iu gjeten armë e fishekë

Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendngjarje dhe tek i mituri i cili gjendej në një lokal të qytetit, ka gjetur dhe sekuestruar një armë, karikator dhe pesë fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me datën 05.11.2025, rreth orёs 21:30, pёrmes rrugёve operative ka pranuar informatё se nё njё lokal nё fshatin Ujmir-Klinё, njё person posedon armё tё zjarrit. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe gjatё kontrollit fizik tё personit tё dyshuar (i mitur) tek i njëjti janё gjetur dhe janë sekuestruar njё armё pistoletё, njё karikator i armës dhe pesё fishekë kal. 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё