Arrestohet hajni i shumëkërkuar

Është arrestuar personi i dyshuar për thyerjen e veturës në një parking në Prizren. 

Indeksonline kishte publikuar videon nga ky rast ndërsa pas disa orëve njësitet policore kishin identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. 

Arrestimi ka ndodhur nga policia e stacionit të Fushë Kosovës në Prishtinë. 

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës. 

Sipas saj, personi i arrestuar dyshohet se ka kryer dhjetëra raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme. 

I dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet F.H.