Arrestohen dy persona në Gjakovë, rrahën viktimën për shkak të borxhit

Dy persona janë arrestuar dje në Gjakovë pasi që kanë sulumuar fizikisht një person,

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi të mëhershëm.

Sipas këtyre burimeve viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore përderisa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime