Kuvendi i të Rinjve të Klinës takohen me Zenun Elezajn, dakordohen për bashkëpunim

Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve të Klinës, Florentina Kastrati së bashku me nënkryetaren Shqipe Smakiqi dhe me deputetin Rilind Gashi, patën kënaqësi të takonin të parin e Komunës së Klinës, kryetarin Zenun Elezaj.

Në një mikpritje shumë të ngrohtë u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetje në aktivitetet e ardhshme.

Pjesë e diskutimit ishin edhe problemet me të cilat të rinjtë përballemi në lidhje në përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme.
Kryetari, me këtë rast u premtoi angazhim dhe përkrahje maksimale për Kuvendin dhe Rininë e Klinës.