Policia e Klinës në shpëtim të jetëve, dhurojnë gjak

Të shpëtosh jetë do të thotë një nga gjërat dhe aktet më humane.

Policia e Kosovës e kanë dëshmuar që janë heronjtë tonë. Sot më datë 14.07.2021 dhuruan gjak policët dhe stafi administrativ në stacionin policor në Klinë.

Një gjest ky që bëjnë vazhdimisht policia jonë, e që duhet duartrokitur dhe të jetë ndërgjegjësim për të gjithë.