Arrestohen dy persona me pasaporta ruse në Jarinje, nuk kishin viza të Republikës së Kosovës

Dy persona me pasaporta ruse janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi të njëjtit nuk kishin viza të Republikës së Kosovës.

Policia në raportin 24-orësh njofton se pas verifikimit të personave, të njëjtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës.

Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale

“SPK Jarinje 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.