Qeveritë shqiptare takohen sot, kjo është agjenda

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë do të mbajnë sot mbledhjen e tetë mes vete.

Arritja e delegacionit shqiptar në vendtakim pritet të bëhet rreth orës 10:45, për të vazhduar me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes.

Në takim do të mbajnë fjalim kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama.

Agjenda e plotë e takimit është si në vijim:

-10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Hotel “Garden”, Prishtinë)

-11:00 Mbërritja e Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë

– 11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjala e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës (10 minuta)

Fjala e Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 minuta)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

– 12:20- Prezantim me pjesëmarrjen e kryeministrave Kurti-Rama

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV

-12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

-12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti dhe Rama