Anulohet fluturimi Prishtinë-Milano, shkaku i masave të reja antiCOVID

Vendosja e masave të reja antiCOVID nga shteti i Italisë, ka bërë që të anulohen fluturimet nga disa vende.

Sot është anuluar edhe fluturimi i paraparë, nga Prishtina drejt Milanos.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Aeroportin “Adem Jashari”, Bujar Gashi.

“Po fluturimi për në Milano për ditën e sotme është anuluar”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se qeveria italiane ka vënë masa shtesë deri më 15 shkurt në lëvizjet brenda shtetit dhe udhëtimet nga jashtë.

Në Itali është e ndaluar çdo lëvizje në distancë, përveç atyre për arsye pune.

Udhëtimet Kosovë – Itali lejohen vetëm në raste urgjente dhe për hyrjen apo kthimin në Itali duhet vetizolim 14-ditor. /