Ambasadori Hill sulmohet verbalisht nga disa persona në Beograd: Vrasësi po shëtit…

Ambasadori Christopher Hill raportohet se është sulmuar verbalisht nga disa persona nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij.

Derisa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.