McKee: ShBA do të vazhdojnë t’i ndihmojë Kosovës, që të zë vend në institucionet europiane dhe euroatlantike

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

McKee është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikë do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara që t’i ndihmojnë Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikë do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara që t’i ndihmojnë Kosovës, të zë vendin meritor në institucionet europiane dhe euroatlantike. Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më fuqishëm se kurrë”.

“Qëllimi ynë mbetët që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova, Qeveria e ShBA-së mbështet qeverinë e Kosovës që ta forcojë edhe më tej partneritetin me shoqërinë civile, me sektorin privat, me të rinjtë, me të gjithë qytetarët”, u shpreh ajo.

Tutje, McKee ka folur edhe në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë.

“Ajo që më erdhi mirë që dëgjova është përpjekja për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, duke rritur transparencën, institucionet qeveritare do të realizojnë premtimet që kanë dhënë”, u shpreh tutje ajo.