LDK refuzoi ftesën, Vjosa Osmani i shkon Albin Kurtit në takim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili ka thirrur partitë politike për të diskutuar rreth situatës me pandeminë COVID-19.

Osmani është parë pak minuta më parë duke hyrë në Qeveri, derisa aty ka mbërritur edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërkaq, nga përfaqësues të kësaj partie kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin me Kurtin.

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së. Avdullah Hoti, kishte deklaruar se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, dhe që dy herë radhazi e shkel kushtetutën.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Por në vend të kryetarit Kadri Veseli, në takim ka shkuar nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi