Arrin në 600 numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit

Numri i të vrarëve izraelitë nga sulmet e Hamasit ka arritur në 600, shkruan The Guardian, duke cituar raportimet nga mediat izraelite.

Të paktën 600 izraelitë u vranë, duke përfshirë 44 ushtarë dhe më shumë se 2,000 të plagosur.

Forcat izraelite po vazhdojnë kundërsulmin ndaj luftëtarëve të Hamasit nëpër rrugët e Izraelit.

Më shumë se 24 orë pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur në Izrael, shteti hebraik është kundërpërgjigjur.