Ambasada amerikane përgëzon Kosovën, për anëtarësim në Bordin e Paqes

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar anëtarësimin në Bordin e Paqes.

Duke e shpërndarë postimin e Bordit të Paqes, që i uroi Kosovës mirëseardhje në organ, Ambasada e SHBA-së shkroi: “Urime Kosovë”, shkruan IndeksOnline.

Prapa urimit fshihet edhe një mesazh i fortë, i shprehur nëpërmjet “emoji-ve”. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e fortë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kosova u anëtarësua në Bordin e Paqes të enjten e kaluar, me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, që vendosi firmën në dokumentin e ndarë bashkë me homologun amerikan, Donald Trump.

https://x.com/USEmbPristina/status/2016430800418320586?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2016430800418320586%7Ctwgr%5Ea0f490795d0198375e4b258e690854ec19353a32%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fambasada-amerikane-pergezon-kosoven-per-anetaresim-ne-bordin-e-paqes%2F