Aktualisht në Komunën e Klinës , janë 31 raste aktive me Covid-19

Drejtori i Shëndetësisë bën të ditur rastet aktive në Klinë
Ky është postimi i tij:

Ky nuk është vit i COVIDIT por është vit i KUJDESIT

Duke u bazuar edhe në raportin e IKSHP ,deri më tani në Komunën e Klinës kemi 31 raste aktive më Covid 19, 128 raste të shëruara dhe 10 vdekje.
Numri i të infektuarve në Komunën e Klinës nga 13 marsi deri më sot është 169.
Ne jemi të vetëdijshëm që ka qytetarë më simptoma të lehta të cilët “virusin” po e kalojnë në shtëpi,në vetizolim.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!
Vazhdojmë ju lutem me përgjegjësi kolektive.
Mbani maskë kudo që dilni në publik sepse është parandalimi më i mirë .

#Kujdes
#Maskë
#Distancë
#Higjienë

H.S