Aksident në Skenderaj, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në vendin e quajtur Gofile të Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar me emergjencë në Spital.

Policia shihet se ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet rrethanat që çuan deri të ky aksident.