Aktivisti për Mbrojtjen e Mjedisit, Veton Raci intervistë për Zërin e Amerikës, në lidhje me kundërshtimin e ndërtimin e Fabrikës së Çimentos, në Klinë

Udhëheqësi i banorëve kundërshtues ndaj ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës, z. Veton Raci, ishte i ftuar në Voice of America për të diskutuar rreth shqetësimeve të banorëve dhe rrjedhës së procedurave në kundërshtim të ndërtimit të kësaj fabrike.
Në kauzën tonë për ambient të pastër, kemi nderuar aleancë me media dhe shumë organizata të ndryshme në nivel nacional dhe ndërkombëtar. Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u realizua më ftesë të Shoqatës “Kosova” me fushëveprimtari në Michigan dhe ishte pjesë e aktiviteteve kundërshtuese ndaj ndërtimit të fabrikës së çimentos. Në këtë vizitë ishin një pjesë e grupit kundërshtues ndaj ndërtimit të fabrikës së çimentos, të kryesuar nga z. Veton Raci, dhe anëtarët z. Ahmet Gashi dhe z. Josip Dedaj. Nga kjo vizitë u realizuan shumë takime me lobe të ndryshme dhe personalitet të rendësishme të cilët veprojnë në USA.
Ishte tepër inkurajues mbështetja e tyre dhe premtimi që nëse është e nevojshme do të angazhohen edhe senator, kongresmen dhe organizata që veprojnë në USA për të mos lejuar ndotjen e ambientit në Komunën e Klinës përmes ndertimit të kësaj fabrike.

Grupi kundërshtues ndaj ndertimit të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës, faleminderon të gjithë akterët që u bënë pjesë e jona për një Klinë të pastër????????????????????